Atentati ndaj Mbretit Zog ne Vjene me vitin 1931 ne nje film nga regjisori i njohur anglez, Nicolas Roeg. Filmi do te shfaqet ne ekranin e edicionit XI te Tirana Film Festival. Ndersa ne Pallatin e Operes ne Vjene interpretohej “Ballo me maska” e Giuseppe Verdit, nje grup shqiptaresh antizogiste, ishin duke pergatitur nje atentat ndaj Mbretit Zog. Sipas kronikave te kohes ka qene 20 shkurti i vitit 1931 ku mbeti Zog kishte dale jo si zakonisht para kohe nga nje shfaqje operistike.
Regjisori i njohur anglez, Nicolas Roegh, eshte frymezuar nga kjo histori, per ta treguar me pas ne nje film “Nje nate ne opera” pjese e serialit te njohur “Opera”.
Filmi do te shfaqet per here te pare per publikun shqiptar, ne ekranin e Festivalit Nderkombetar te Filmit me Metrazh te Shkurter, i cili do te hape siparin e tij me datat 23-31 tetor ne Tirane. Kineasti Roegh do te jete i pranishem per premieren shqiptare, per te treguar detaje te tjera nga ky moment i perfolur historik.
Burimi: InfoAlbania
No comments :
Post a Comment