facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 October 2013

Shkencëtarët po punojnë për kompjuterin më të shpejtë në botë

Një grup i madh shkencëtarësh dhe kërkuesish po punojnë që të zhvillojnë kompjuterin më të shpejtë të njohur ndonjëherë që do të operojë si truri njerëzor.

Projekti i “Trurit Njerëzor”, që u lançua të hënën në një konferencë në Zvicër, kombinon fuqinë e trurit të 135 institucioneve shkencore dhe entiteteve qeveritare për krijimin e “kompjuterit tru”. Projekti do të kushtojë rreth 1.6 miliardë $.

“Truri Njerëzor” është makina më komplekse në ekzistencë, pra duket normale dëshira që teknologjia të prodhojë këtë fuqi. Kompjuteri në zhvillim do të bëhet 1000 herë më i shpejtë se kompjuterët që përdoren sot.

Faza e parë e këtij projekti, i cili pritet të zgjasë një dekade, ka si qëllim kuptimin më të mirë të funksioneve të trurit njerëzor. Më vonë, kërkuesit shpresojnë të kuptojnë se si mendojmë, mësojmë, dëgjojmë dhe shohim.

Aktualisht, pajisja brenda kompjuterit arrin shpejtësinë e një katërlioni operacionesh në sekondë.

Henry Markram, drejtori i këtij projekti, ka pretendime edhe më të larta: “Fabrikat e mirënjohura të superkompjuterëve si IBM, Cray, Intel dhe Bull janë të vendosur që të ndërtojnë një makinë të përmasave të kërkuara deri në vitin 2020, ” i tha ai Fox News. “Pra ne kemi besimin se do kemi makinat që kërkojmë.”

Këta kompjuterë tejet të shpejtë do të kërkojnë forma të reja të memories dhe shkencëtarë për të zhvilluar teknika të reja të ruajtjes. Qëllimi kryesor i këtij projekti është “bashkimi i njohurisë që rritet shpejtë të trurit tonë”.

Stimulimi i trurit njerëzor ofron të dhëna mbi punën e brendshme të trurit ku kanë origjinë mendimet dhe emocionet tona. Implikimi e tejkalon teknologjinë, stimulime të tilla na mësojnë se si të kurojmë trurin njerëzor, duke na dhënë një model të funksioneve të tij. Projekti është aktualisht në fazat e para të planifikimit. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment