facebookgoogle plusrss feedmesazh

28 October 2013

Shtëpia po digjej, ai u kthye të shpëtonte…birrat!

Një admirues i madh i birrave nga shteti Georgia në SHBA, pikëllimin nga djegia e shtëpisë e ka mbytur me birrat që i ka shpëtuar duke hyrë mes flakësh.

Walter Serpit dhe familja e tij kanë shpëtuar të palënduar duke u larguar nga shtëpia e tyre që e kishin kapluar flakët, mirëpo në një moment ai është kthyer që të shpëtonte diçka që kishte shumë për zemër – birrat e tij.

“U thashë që t’i nxirrnin fëmijët dhe gjithçka, ndërsa unë duke qenë alkoolist, përpiqesha të nxirrja birrat e mia jashtë”, ka treguar Serpit. Edhe pse ka probleme gjatë ecjes, ai ka arritur të shpëtojë pa lëndime dhe me disa birra në duar.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment