Lamenda Kingdon po pinte xhin-tonik dhe po bisedonte me një bashkudhëtare, të cilës i thoshte se sa e lumtur është që më në fund do ta vizitojë Spanjën. Mirëpo, kur ajo i tha se nuk shkonin në atë drejtim, 62-vjeçarja e kuptoi se ishte në aeroplanin e gabuar, por jo me fajin e saj.
Në vend se të ishte në aeroplanin për në Granada të Spanjës, Lamenda kishte udhëtuar në drejtim të Grenadas që është pjesë e Karaibeve.
Kur ajo e kishte rezervuar biletën përmes telefonit, operatorja e kishte gabuar një shkronjë dhe e ka vendosur gruan në një udhëtim dhjetorësh përmes Atlantikut, në vend se ta dërgonte në jug të Spanjës.
Siç transmeton Daily Mail, kur kanë kuptuar për gabimin, drejtuesit e kompanisë ia kanë mundësuar udhëtimin drejt Barcelonës falas dhe i kanë dhënë para për të shkuar pastaj në Granada.
“Nuk e fajësoj askënd. Operatorja me siguri nuk më ka kuptuar, ndërsa unë nuk e kam vërejtur dallimin në shkronja. Por, nuk do të ankohem. Më kanë trajtuar për mrekulli që nga momentin kur e kuptuan se kishte ndodhur gabimi”, ka treguar Lamenda.
Pas diagnostikimit me kancer të gjirit dhe të trurit, Kingdon kishte bërë një listë të gjërave që dëshironte t’i bëjë para se të vdesë dhe udhëtimi në Spanjë ishte një prej tyre.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment