Në një paralarje të Los Angelesit është hapur një restorant i pazakonshëm, i pari në Amerikë i dizajnuar në stil tualeti. Banjoja është kthyer në sallë ushqimi, kurse myshterinjtë derisa ushqehen ulen nëpër “guacat” (ulëset) e wc-ve në vend të karrigeve. Në fakt ide katastrofale!
Por kjo s’është e gjitha. Ushqimi po ashtu servohet me pjata që kanë trajtën e wc ‘guacave’ me katarakt uji. Shërbehet ushqim tajlandez.
Çantën mund ta fusni në ‘guacën’ e wc-së.
Në Azi deri tash janë hapur disa lloje restorantesh të tilla.
“Deshëm ta prezantojmë këtë koncept të ri në SHBA. Askund diçka të tillë nuk kemi parë më herët dhe jemi të lumtur që deri më tash është treguar i suksesshëm ky projekt”, deklaroi menaxheri Gin Hin.
Ku keni parë kështu!? A do të provonit ju të hani në kësi ambienti?!
Shikoni videon për më shumë:
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment