Një familje franceze nuk ka mundur të kthehet me aeroplanin e British Airways nga SHBA në shtëpi, pavarësisht se e kishte pasur buletën. Kompania kishte refuzuar ta marrë djalin e saj, për shkak të peshës shumë të madhe. Cavin Shene njëzetvjeçar ishte i rëndë 230 kilogram, si pasojë e çrregullimeve hormonale, prandaj kishte shkuar për shërim në SHBA në klinikën Mejo të Chicagos.
Zëdhënësi i British British Airways i ka deklaruar France Press se “fatkeqësisht s’kemi mundur ta marrim atë pasagjer për shkak të peshës që kishte dhe që do të vinte në rrezik sigurinë”, dhe se i kishin propozuar të rimburosnin buletën.
Familja e Cavinit ishte detyruar të udhëtonte me tren deri në New York, e pastaj me anije deri në Britani të Madhe dhe më pas në Francë.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment