Kompania "Apple" për herë të tretë kryeson listën e markave më të shtrenjta në botë, sipas renditjes së revistës amerikane "Forbes". Simboli "Apple" vlerësohet nga ekspertët me 104.3 miliardë $, shifër kjo që është të paktën dyfish më e lartë se çmimi i markave të tjera.
Siç vë në dukje "Forbes" rus, pavarësisht mungesës së produkteve të reja revolucionare që nga viti 2010, çmimi i markës është rritur me 20% në 12 muaj.
Gjatë tremujorit të fundit "Apple" ka shitur një numër rekord smartphones iPhone - 33.8 milionë, 14.1 milionë tableta iPad dhe 4.6 milionë kompjutera Mac.
No comments :
Post a Comment