facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 November 2013

Çfarë do të ndodhte po të mbetej Toka 5 sekonda pa oksigjen

Andwer Cote nga Universitet britanik Columbia në Kanada, Jeffrey Vidinson, inxhinier nga Teksasi dhe Kanan Sundar inxhinieri i shkencave kompjuterike kanë dhënë përgjigje në këtë pyetje: Çfarë do të ndodhte po të mbetej Toka 5 sekonda pa oksigjen?
Andwer Cote: Të gjithë njerëzit që do të gjendeshin në plazh do të digjeshin nga dielli.
Ozoni është oksigjen molekular dhe bllokon shumicën e rrezeve UV. Pa të, të gjithë do t’i nënshtroheshin dritës së diellit dhe do të digjeshin.
Çdo motor me ndezje të brendshme do të ngufatej. Kjo do të thotë se të gjithë avionët që do të fluturonin nga pista, do të rrëzoheshin, ndërsa ata që gjenden në ajër, një kohë do të lundronin e automobilat në rrugë do të ndalonin.

Çdo pjesë e metalit të papërpunuar në atë moment do të ngjitej njëra me tjetrën dhe ky është njëri nga efekt interesante sporadike të mos ekzistencës së oksigjenit.
Arsyeja pse metali nuk ngitet me njëri –tjetrin gjendet te shtresa e oksidimit. Veshi i brendshëm i njeriut do të shpërthente. Do të humbnim përnjëherë rreth 21 për qind të presionit të ajrit dhe njerëzimi do të vuante nga humbja serioze e të dëgjuarit. Çdo ndërtesë e bërë me strukturë betoni dhe pa të e bashkuar nuk do ta ruante forcën e vet.

Jeffrey Vidinson: Çdo aeroplan e automobil do të mbetej pa fuqi dhe do të lundronin disa sekonda e pastaj sërish do të ndiznin shumë lehtë motorët e vet. Zjarret do të fikeshin, por gazrat do të mbanin aq ngrohtësi sa që do të ndizeshin sapo të kthehej oksigjeni.

Kur bëhet fjalë për frymëmarrjen, me siguri asgjë nuk do të vërenim. Trupi unë nuk mund të regjistrojë mungesën e oksigjenit, mundemi vetëm të detektojmë nivele të larta të karbon dyoksidit. Gjithnjë deri sa të CO2 nuk grumbullohet në gjakun tonë, nuk kemi ndjenjën se po ngufatemi.

Në të vërtetë, mungesa e oksigjenit për kaq kohë nuk do të ishte aq dramatike. Fenomeni që do të ndalte miliona automobila do të ishte në qendër të vëmendjes, porse kurrë nuk do të mund ta zbulonim shkakun e kësaj, ashtu që jeta me siguri do ta vazhdonte rrjedhën e vet.

Kanan Sundar: Shumë përgjigje në këtë pyetje do të fokusohej në gjërat që do të ndodhin në ata pesë sekonda, e megjithatë, pas kësaj, do të ndodhte shpërthimi i madh për shkak të oksidimit të të gjitha oqeaneve që do të shndërroheshin në hidrogjen.

Kjo do të thotë se në Tokë do të bëhej aq ftohtë pesë sekonda e pastaj do të ndodhte shpërthimi i madh.

No comments :

Post a Comment