facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 November 2013

Çokollata mbron enët e gjakut

Për dashamirët e çokollatës vazhdimisht vijnë lajme të mira. Konsumimi i çokollatës së zezë përmirëson funksionin e qelizave të rëndësishme të vendosura në murrin e enëve të gjakut.

Studimi ka analizuar dhjetëra persona të rinj, të shëndetshëm, të cilët kanë konsumuar nga një kuti çokollatë dhe më pas u janë nënshtruar ultrazërit të enëve të gjakut.

Rezultati ka treguar se enët e gjakut pas konsumimit të çokollatës së zezë bëhen më fleksibile, që do të thotë se ka gjasa më të pakta për ngurtësim të tyre që mund të çojë deri te sulmi në zemër.

Studiuesit thonë se çokollata e zezë është e pasur me flavonoide të cilat veprojnë si antioksidues natyral.

Megjithatë kujdes, kjo nuk do të thotë se duke e tepruar me çokollatë do të bëheni imun ndaj sulmit në zemër. 

Burimi: Mjeku.Net

No comments :

Post a Comment