Një sasi prej 24 shufra ari me vlerë më shumë se 1.1 milionë dollarë u zbulua në tualetin e një avioni në Indinë lindore . Pastruesit e linjës ajrore “Jet Airways” e zbuluan sasinë prej 24 kallëpësh ari në dy çanta të fshehura në tualetin e avionit, thonë burimet zyrtare.
Avioni vinte nga Bangkoku dhe më parë kishte bërë ndalesa në Indi, në aeroportin e Kolkatas ku u gjet edhe sasia prej një kilogramë ar.
Drejtori i aeroportit të “BP Mishra” ka deklaruar për AFP-në se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje, por është vetëm një i dyshuar, i cili do të merret në pyetje.
No comments :
Post a Comment