facebookgoogle plusrss feedmesazh

21 November 2013

Pitt ua ndalon fëmijëve filmin e ri

Brad Pitt nuk dëshiron që fëmijët e tij të shohin atë në rolin e një pronari skllevërish në “12 Years a Slave”.
Aktori është producent në filmin e Steve McQueen “12 Years a Slave”, dhe njëkohësisht ka një rol të shkurtër në këtë dramë, dhe paraqitet në pjesën e fundit të filmit.

“Nuk dëshiroj që fëmijët e mi të më shohin mua në këtë rol”, raportohet të ketë thënë Pitt.

Edhe më herët gjatë këtij viti, Brad, kishte thënë se ai nuk do të lejonte gjashtë fëmijët e tij me të fejuarën Angelina Jolie, që të shohin filmin “12 Years a Slave”. 

Burimi: Kosovapress

No comments :

Post a Comment