facebookgoogle plusrss feedmesazh

26 November 2013

HTC i bashkohet trendit të artë duke lançuar HTC One Gold

Para pak kohësh HTC lançoi versionin e HTC One prej ari 18-karat i cili kushtonte rreth 4400 $.

Si rezultat i suksesit të këtij modeli, kompania ka vendosur të lançojë versionin e dytë të artë të smartfonit të tij lider HTC One, por këtë herë nuk është e nevojshme që të jeni shumë të pasur për të disponuar një të tillë pasi nuk bëhet fjalë për një shtresë ari të vërtetë.

HTC One Gold do të ketë të njejtën veshje alumini, por që këtë herë do të jetë e mbuluar edhe me një shtresë të hollë ngjyrë floriri, e cila është shumë e ngjashme me atë të përdorur në modelin e iPhone Gold. Ky version i ri i bashkohet linjës së modeleve standarde të HTC One që ofrohen në ngjyrë të zezë dhe të argjendtë, së bashku me dy versionet e veçanta me ngjyrë blu dhe të kuqe.

Nën skeletin e artë të HTC One vlen të përmendim përfshirjen e ekranit 4.7 inç me rezolucion 1080p dhe proçesorit Snapdragon 600 me 4 bërthama. Smartfoni disponon gjithashtu ndërfaqen HTC Sense , kamera UltraPixel, bokse BoomSound si dhe suporton shfaqjen e përmbajtjeve të preferuara të përdoruesit nëpërmjet BlinkFeed.

Nëpërmjet këtij lançimi, ky model është përfshirë në linjën e smartfonëve të artë së bashku me iPhone 5S Gold dhe Samsung Galaxy S4 Gold. Nuk është konfirmuar ende periudha e lançimit të këtij smartfoni, por është e sigurt që fillimisht do të hidhet në tregun Europian.

Burimi zyrtar i këtij lajmi është shprehur: “Pajisja i përshtatet shumë sezonit të festave dhe është i domosdoshëm për të filluar vitin 2014 plot stil.” Duke marrë parasysh këtë fjali mund të themi se smartfoni nuk do të vonojë shumë për të qenë në duar të përdoruesve. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment