facebookgoogle plusrss feedmesazh

26 November 2013

12 gjëra me të cilat femrat janë më të mira se meshkujt!

Jemi më të mira në mësime
Studimi i bërë në universitetet Georgia dhe Columbia ka zbuluar që femrat kanë qasje më të mirë ndaj mësimit.

Jemi më të mençura
Sipas studimeve të testeve të inteligjencës në tërë botën, femrat kanë koeficientin më të lartë të inteligjencës sesa meshkujt.

Më shumë kujdesemi për higjienën
Shkencëtarët thonë që kjo gjë është kështu për shkak se meshkujt më pak kujdesen për higjienën.

Jemi më të mira në intervistat për punë
Hulumtimet e bëra kanë zbuluar që femrat më mirë e kontrollojnë stresin gjatë intervistave për punë.

Më shpesh mbijetojmë aksidentet në komunikacion
Sipas hulumtimit në 77 për qind të rasteve siguria më e madhe është që meshkujt të humbin jetën në fatkeqësi komunikacioni.

Jemi më të mira në kërkim të ngushëllimit
Së paku 53 për qind e femrave bisedojnë me miqtë e tyre për atë se çka i mundon, ndërkaq mesatarja e meshkujve është 29 për qind.

Më shpejt diplomojmë
Meshkujt mesatarisht më gjatë studiojnë për pesë vjet.

Hamë ushqim më të shëndetshëm
Derisa meshkujve u pëlqejnë picat dhe mishi i kuq, femrave hanë pemë dhe perime.

Kemi imunitet më të madh
Studimet kanë treguar që estrogjeni u jep përparësi femrave në luftë kundër baktereve dhe infeksioneve.

Jetojmë më gjatë
Parimisht, femrat jetojnë 5-10 vjet më shumë se meshkujt.

Jemi menaxhere më të mira
Shumica e ekspertëve janë të bindur që femrat janë shefe më të mira për shkak se dëgjojnë më mirë, janë mentore më të mira, më mirë i zgjidhin problemet.

Investojmë me mençuri
Arsyeja për këtë mund të jetë në atë që femrat janë më të kujdesshme me rastin e marrjes së vendimeve mbi investimet dhe mendojnë në afat të gjatë.

Burimi: 24 Orë

No comments :

Post a Comment