facebookgoogle plusrss feedmesazh

26 November 2013

Sean Bean e Fernanda Montenegro fitues të "International Emmy Awards"

Britaniku Sean Bean dhe brazilianja Fernanda Montenegro i fituan çmimet kryesore për aktorin dhe aktoren më të mirë në "International Emmy Awards" për kategorinë e programit televiziv të krijuar jashtë SHBA-ve.Kulmi i ceremonisë së e mbajtur në Nju Jork, ishte momenti kur aktori Zachary Quinto, i cili luan rolin e Spockut në filmin më të ri "Star Trek Into Darkness", i dorëzoi çmimin e nderit skenaristit, regjisorit dhe producentit, J.J. Abrams.

Pikërisht Abrams është përgjegjës për përtëritjen e rrëfimit të vendosur në gjithësi duke u bazuar në karakteret e serialit të parë televiziv "Star Trek"

Krijuesit të njohur të filmit gjithashtu i është besuar episodi i shtatë i "Star Wars", transmeton kultplus njoftimet.

Krijimtaria e Abramsit është mjaft e madhe, përfshirë këtu TV serialet Felicity, Alias ndërsa aktualisht është producent ekzekutiv i serialeve Revolution, Almost Human dhe Person of Interest.

Sean Bean është nderuar me çmimin Emmy për aktorin më të mirë për rolin e tij në serialin kriminalistik "Accused". Aktori në njërin episod e luan mësuesin e turpshëm, alter egoja e të cilit është transvestiti i zbukuruar.

Fernanda Montenegro ka marrë çmimin Emmy për aktoren më të mirë për rolin e gruas 85-vjeçare e cila dëshiron ta jetojë jetën e saj, në serialin televiziv "Sweet Mother"

Më shume çmime mori Britania e Madhe e cila i mori tre, pas saj janë nderuar Brazili dhe Franca me nga dy çmime. Australia, Korea e Jugut dhe Gjermania këtë vit janë kurorëzuar me nga një çmim Emmy.

Për zhanrin komedi çmimin kryesor e mori filmi britanik "Moone Boy", i cili flet për një djal të ri irlandez i cili e mbijeton jetën kaotike të familjes së tij me ndihmën e mikut të tij imagjinar. 

No comments :

Post a Comment