facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 November 2013

Kanye West: Kimi nuk më shfrytëzon për para

Kanye West ka lavdëruar gruan e tij të ardhshme, Kim Kardashian, duke insistuar se njëra nga arsyet që ai e dashuron atë është se bukuroshja nuk e shfrytëzon për paratë e tij. Reperi, i cili është i njohur për këngët e tij kundër femrave lakmitare, ka folur për lidhjen e tij me yllin televiziv në emisionin e Ellen DeGeneres, ndërsa theksoi se ajo ka rëndësi të madhe në jetën e tij dhe pranoi se fakti që Kardashian ka pasurinë e saj ia bënë më të lehtë punët. 

“Është e mrekullueshme kur keni pranë një grua si ajo sepse e dini se nuk po ju shfrytëzon për para. Po e them këtë sepse kur bëheni të pasur, femrat lakmitare fillojnë të sillen rreth teje”, ka thënë ai gjatë emisionit, dhe për më tepër asaj i pëlqen të kursejë.

Kardashian i ndihmoi Westit që të kalojë situatën më të vështirë në jetë, kur nëna e tij, Dona West, ndërroi jetë në vitin 2007 shkaku i komplikimeve pas operacionit plastik.

“Ajo ishte një person i rëndësishëm për mua, kur po kaloja në momente të vështira. Unë mund t`i telefonoja dhe të flisja me të. Gjatë asaj kohe ajo më bëri që të ndjehem se jam këtu për një arsye”.

No comments :

Post a Comment