facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 November 2013

Kim Kardashian shet rrobat në “eBay”, jep vetëm 10%për bamirësi

Tajfuni i fundit në Filipine ka marrë jetën e mijëra njerëzve dhe ka  shumë të tjerë që po luftojnë për kujdes mjekësor.E tani bukuroshja Kim Kardashian po merr vëmendjen duke shfrytëzuar këtë gjendje të vështirë duke lansuar në “eBay” shitjen e rrobave dhe aksesorëve të cilët ajo i ka përdorur më herët.
Megjithatë , në vend që t’ia dhurojë të gjitha fitimet e shitjes së këtyre rrobave organizatës jofitimprurëse “Ekipi mjekësor ndërkombëtar” , ajo po jep vetëm 10% për bamirësi sipas postimit të “eBay”.

Ylli televiziv ka postuar një link në webfaqen  e saj personale ku kishte shkruar një letër.

”Përshëndetje. Ky është një ankand shumë i veçantë sepse një pjesë e fitimeve do të shkojnë për “Trupën mjekësore ndërkombëtare”, një organizate jofitimprurëse që kujdeset t’i sigurojë shërbime mjekësore në ishujt ku shumë familje po luftojnë për kujdes shëndetësor dhe gjëra elementare si ushqimi,uji dhe medikamente shëndetësore.


Fitimet do të shkojnë direkt te komunitet që po shërbejnë në Filipine dhe do t’i ndihmojnë të shpëtuarit e tajfunit të kenë kujdes shëndetësor dhe të shpëtojnë jetë.

“Lutjet dhe mendimet e mia janë me ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi.

Shikojeni ankandin tim në “eBay” dhe ndihmoni atyre që kanë nevojë për ne në Filipine. Puthje& Përqafime”.

Kim ka raportuar se ato vlejnë rreth40 milionë dollarë.

Disa nga veshjet janë të shoqëruara me fotografi në të cilat Kim i ka të veshur ato rroba në tepih të kuq dhe në ngjarje të ndryshme.

No comments :

Post a Comment