facebookgoogle plusrss feedmesazh

06 December 2013

Çka është më mirë të jesh, i pasur apo i mençur!

Fëmijët e mençur fitojnë më shumë në jetë se sa ata që lindin të pasur, tregon një hulumtim i bërë në SHBA.
Anketa është marrë me krahasimin e marrëdhënieve ndërmjet intelegjencës dhe lëvizshmërisë ekonomike të një grupi fëmijësh të monitoruar që në vitin 1979.
Nëse janë intelegjentë dhe të motivuar, fëmijët nga familjet e varfëra kanë më shumë shance të bëhen pjesë e klasës së mesme ose të bëhen të pasur. Rreth 40% e fëmijëve të varfër, sipas rezultateve janë bërë më të pasurit nga i gjithë grupi që kanë qenë në vëzhgim.

Gjatë asaj kohe ata më pak intelegjentë (ndërsa të lindur të pasur) kanë rënë në planin ekonomik. Mendja, megjithatë është faktori kryesor për sukses ekonomik, thotë ky hulumtim.
Sa për lëvizshmërinë ekonomike, më mirë të jeshë i pasur, i motivuar dhe i pasur se sa i mençur, i motivuar dhe i varfër, thonë autorët e këtij hulumtimi.

Megjithatë, ata fëmijë të cilët rrjedhin nga familje të pasura kanë më shumë mundësi për zhvillim dhe edukim dhe në këtë mënyrë e ndërtojnë intelgjencën e tyre. Kështu që ata që në fillim kanë më hsumë avantazhe se sa fëmijët e varfër.

Burimi: Shqipmedia

No comments :

Post a Comment