facebookgoogle plusrss feedmesazh

22 November 2013

Njëvjeçari që përdorë laptopin dhe telefonin

Një fëmijë në Angli, i cili ka ardhur në jetë përmes një procesi lindjeje që zgjati vetëm 5 minuta, kur ishte 6 muajsh arriti të flasë dhe të ecë, ndërsa tani që është në moshën 1-vjeçare arrin të përdorë laptopin, të marrë nën kontroll të plotë televizorin, si dhe të përdorë telefonin. 
Heather Thorpe, nëna e tij 24-vjeçe, tregon se i biri aktualisht ka zhvillimin mendor të një 2-vjeçari dhe se ritmet e tij janë vërtet të kënaqshme.

“Jonathon është i zgjuar, i fortë dhe i shkathët. Nuk arrijmë ta besojmë progresin që bën ai ditë pas dite. Më thërriti “mami”, kur ishte 6 muajsh dhe tani ka një fjalor shumë të pasur. Më duket se e gjitha kjo ka lidhje me mënyrën si erdhi në jetë. E gjithë procesi i lindjes nuk shkoi më shumë se 5 minuta dhe ishte aq i shpejtë dhe i lehtë”, tregoi Heather, transmeton TCH.

Nëna e re tha se djali i saj tashmë ka edhe një minipiano dhe duket shumë i pasionuar pas muzikës. Por ai “vdes” të kërcejë edhe “gagnam style” dhe të tundet e të shkundet mirë nën ritmet e kësaj muzike.

No comments :

Post a Comment