Agjencia nga Tokio “Klajant Partners” ofron shërbime unike për japonezët e vetmuar – marrjen me qira të miqve me orë. Siç transmeton gazeta japoneze “Asahi Shimbun”, agjencia nga Tokio ka shpikur idenë që t’u ndihmojë japonezëve të vetmuar, duke iu ofruar për shërbim dhënien me qira të miqve me çmim për orë, të cilët për shembull do të prisnin bashkë në rresht për buletë para arkës së kinemasë, të huazojnë videolojëra, të jetojë në kohën që dëshiron në banesën e personit të vetmuar ose t’i bëjë shoqëri gjatë blerjeve dhe japonezëve të marrshëm që nuk janë vetë në gjendje të gjejnë miq për shoqërim ose argëtim.
Agjencia ka tarifat për çdo shërbim. Shoqërimi ditor, që përfshin edhe drekën e përbashkët dhe vizitën në muze, për shembull, kushton 31 mijë jena (pak më shumë se 200 euro).
Pronarët e agjencive pohojnë se me gjithë popullsinë 127 milionësh dhe dendësinë e popullatës rreth 350 banorë në një kilometër katror, japonezët ndihen gjithnjë e më të vetmuar, para së gjithash për shkak të vrapit pas karrierës, që nuk u lë kohë të lirë të mjaftueshme për shoqërim.
Edhe vetë kultura konfuçiste japoneze kërkon fshehjen e ndjenjave, për ç’arsye japonezët shpesh janë të privuar nga miqësitë.
No comments :
Post a Comment