Një kërkesë e shumëpritur nga Kompanitë dhe sipërmarrësit në Kosovë dhe Maqedoni së shpejti do të bëhet realitet në vitin 2014, të paktën kështu thuhet nga burimet e Paypal në “Kongresin e Webit”.
Pagesat PayPal janë përdorur përkohësisht në Kosovë dhe Maqedoni përmes zgjidhjeve të ndryshme fqinjësore, dhe mesa duket më në fund problemet adresore ose ato të pagesave do të zgjidhen gjatë vitit të ardhshëm 2014.
përfaqësuesit e PayPal-it thonë kështu për shkak të zgjerimit të tregut në Turqi, Rusi dhe tregjet tjera të mëdha gjatë viteve të fundit.
Sa u përket disa llogarive të bllokuara që për fat të keq i kanë paratë në një pozitë të vështirë për ti lëvizur, mesa duket ka gjasa për kthimin e parave pasi të ndodhë zgjerimi i PayPal në vitin 2014, por gjithashtu do të duhet të bëhet edhe konfirmimi i llogarive. Serbia dhe Shqipëria janë vendet fqinje ku së fundmi PayPal është zgjeruar.
Burimi: Shqipmedia
No comments :
Post a Comment