06 March 2014

Shërohuni duke përdorur mjaltë

Mjalti ka efekte të menjëhershme, qoftë kur kombinohet me disa ushqime por dhe kur konsumohet direkt.

Të gjithë kemi dëgjuar për dobitë e shumta të mjalit, i cili është nektar dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët i kthyer në shurup të pasur.
Mjalti ka efekte të menjëhershme, qoftë kur kombinohet me disa ushqime por dhe kur konsumohet direkt. Konsumoni sa më shumë mjalt dhe largoni nga trupi shumë dhimbje:

1- Konsumimi i rregullt i mjaltit ndihmon në forcimin e memories dhe të sistemit imunitar.

2- Për të luftuar diarenë mjafton që mjalti të pihet i tretur me ujë të ngrohtë, ndërsa për të luftuar kapsllëkun mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë.

3- Mjalti pastron gjakun dhe lehtëson qarkullimin e tij në trup

4- Mjalti është ilaçi më i efektshëm për shërimin e takikardisë (të rahurave të shpeshta të zemrës).

5- Mjalti ndryshe nga sheqeri, nuk e rëndon organizimin.

6- Dhimbjet në sy largojini duke e fërkuar syrin me pak mjaltë.

7- Për anemikët mjalti është një “bombë” gjaku

8- Për nevrikët mjalti ndihmon për t’u qetësuar

9- Sigurisht që mjalti ka efekt pozitiv edhe tek fëmijët, i cili ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

10- Mjalti ndërpret menjëherë dhimbjet e stomakut

11- Mjalti përdoret edhe për shërimin e plagës, mjafton vetëm që plaga të lyhet me mjaltë dhe shumë shpejt vihet re përmirësimi.

12- Fëmijët që urinojnë në shtrat duhet të hanë sa më shumë mjalt, derisa kjo sëmundje të ndërpritet.


Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment