Të bukurit para, të shëmtuarit prapa. E përjavshmja satirike franceze “Le Canard Enchaine”, gjithmonë e informuar mbi aktualitetin francez, drejton gishtin ndaj restoranteve superluksoze të Parisit.
Sipas së përjavshmes, që citon dy ish-kameriere të zinxhirit të restoranteve “Costes”, drejtuesit i kanë urdhëruar stafit që klientët e shëmtuar të “fshihen” në tryezat më të fundit, ndërsa ata të bukur në vende në dukje.
Dy ish-kamerieret e restorantit “Georges”, në çatinë e qendrës Georges Pompidou, prej nga shihet një pamje e mrekullueshme e Parisit, kanë treguar se klientët ndahen mes “të bukurve” dhe “jo të bukurve”.
Një dallim që stafi duhet ta konstatojë që me shikimin e parë. Por dallimi në fjalë nuk vlen për yjet e shoëbizit, që, të bukura apo të shëmtuara, sistemohen gjithnjë në vijën e parë.
Burimi: zeri
No comments :
Post a Comment