facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 November 2013

Familja West shihen së bashku në publik për të parën herë

Vajza e Kim Kardeshian, North është parë duke pushuar në krahët e së ëmës Kim në Santa Barbara. Babai i saj, Kanye u kujdes për karrocën. Familja  po shijonte pushimet larg nga Los Angelesi. Kjo nuk është hera e parë që vajza e vogël, North është parë në publik e mbuluar me batanije por është hera e parë që e kemi parë Kimin duke e mbajtur atë në krahë dhe duket qartë që ajo e do shumë bijën e saj.
Bukuroshja Kim puthte vazhdimisht faqet e vajzës përderisa e mbante në kraharor. 

Familja  e përbërë nga tre anëtarë e shijuan një drekë së bashku. Gjatë drekës Kanye merrej me ushqimin ndërsa Kim lante vajzën me shumë dashuri.

Kim, Kanye dhe  North kanë ngrënë ushqim në një restorant duke shijuar ushqimin dhe Coca -Cola dietale.  

Familja në fjalë kanë shëtitur përderisa  Kim e mbante foshnjën në krah ku e kishte zënë gjumi ndërsa Kanye i grahte karrocës.

Siç dukej nga pamja Kim kishte planifikuar që më vonë të shkonte në palestër sepse kishte  veshur veshje sportive ngjyrë të zezë.

I fejuari i saj kishte veshur gjithashtu veshje sportive :pantallona të shkurta me ngjyrë të zezë dhe atlete të bardha.

Kim and Kanye kanë treguar dy foto të foshnjës deri më tani. Njëra  nga nëna e Kimit në shfaqjen e Kris Jenner dhe tjetra nga Kim në rrjetin social” Instagram”.

Kim dhe  Kanye e kanë sjellë në këtë jetë vajzën e tyre më 15 qershor dhe janë fejuar më 21 tetor në ditëlindjen e Kimit.

No comments :

Post a Comment