Filmi ‘The Shining’ i vitit 1980 është konsideruar si filmi më i frikshëm në një vëzhgim të organizuar nga faqja play.com.
Filmi i Stanley Kubrick i bazuar në romanin e Stephen King la pas ‘The Exorcist’ (1973) dhe ‘Nightmare on Elm Street’ (1984).
Play.com analizoi rritjet e rrahjes së zemrës duke i lidhur shikuesit me monitorë për të përcaktuar frikën që përcillnin filmat horror.
Skena ku Jack Nicholson çmendet rriti rrahjet e zemrës me 28.21%, më shumë se çdo skenë tjetër.
Ja renditja e filmave më të frikshëm:
1) The Shining (1980)
2) The Exorcist (1973)
3) A Nightmare On Elm Street (1984)
4) Ring (1998)
5) Alien (1979)
6) The Silence of the Lambs (1990)
7) Poltergeist (1982)
8) Insidious (2010)
9) Halloween (1978)
10) Saw (2004)
No comments :
Post a Comment