Një nga programet muzikore më të vjetra dhe më të njohura, Winamp, do të shuhet kah fundi i këtij viti. Softueri me të cilin shumë gjenerata u rritën, do të shkojë në histori, bën të ditur Kompania AOL.
Winamp do të shuhet me të gjitha programet e saja, ndërsa Kompania AOL vendosi kështu për shkak të dominimit të iTunes dhe plejerave të ngjashëm.
Rënia e Winampit filloi në vitin 2002, kur Kompania Nullsoft u mor përsipër nga AOL për 80 milion dollarë, e cila pa luftë ua dha tregun programeve tjera muzikore.
Winamp nga 20 dhjetori nuk do të mund të shkarkohet.
Burimi: Shqipmedia
No comments :
Post a Comment