Rita Ora është rikthyer në Britaninë e Madhe, dhe sipas mediave angleze dukej mirë, pas alivanosjes si rezultat i lidhjes dhe dehidrimit në Miami në fillim të kësaj jave.
22 vjeçarja, u dërgua në spital, ditën e hënë derisa po realizonte fotografitë për kampanjën e linjës së modës Material Girl, të Madonnës dhe bijës së saj Lourdes.
E veshur e tëra në të zeza, dhe me syze të gjelbra, Rita është parë e buzëqeshur, në kthimin në shtëpinë e saj.
Një ditë më parë, këngëtarja e lindur në Kosovë, shfaqi fizikun e lakmueshëm derisa ka biseduar në telefon në ballkonin e dhomës së saj të hotelit në Miami.
Nëpërmjet Twitter, Rita ka treguar se është më mirë dhe u ka kërkuar falje fansave që i ka frikësuar.
Burimi: kp
No comments :
Post a Comment