Ardit Stafa, këngëtari i njohur nga Gostivari, i cili është dhe fituesi i edicionit të parafundit të spektaklit “VIP shpija”, këto ditë po qëndron në Turqi për disa projekte të rëndësishme.
Pasi është shfaqur në një projekt filmik dedikuar marrëdhënieve Maqedoni-Turqi, kapaciteti i tij është parë edhe nga producentë e regjisorë të njohur turq në eventin e prezantimit të këtij projekti, njofton gazeta Panorama plus.
Kështu, pasi ai merret kohë të gjatë me muzikë, ka vendosur të shfaqet edhe në një “talent show” të njohur “The voice of Turkey”. Paraqitjet e tij në disa emisione televizive janë pëlqyer, ndërkohë që projektet e tjera për momentin mbahen në fshehtësi, ashtu siç kanë qenë dhe prezantimet e tij të fundit atje.
No comments :
Post a Comment