facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 December 2013

Bieber konfirmon pensionimin

Ylli i këngëve për adoleshentë, Justin Bieber konfirmoi për fansat e tij se do t`i jep fund karrierës së tij pesëvjeçare sepse ai është lodhur nga “gënjeshtrat” që janë thënë për të deri më tani. Në rrjetin social “Twitter”, 19-vjeçi u tha fansave të tij  besnik se ai do të jetë i pranishëm në skenë por jo si këngëtar. Me të dëgjuar lajmin, shumë fansa filluan të shkruanin në llogarinë e tij.
“Kam qarë shumë mbrëmë”. Por shumë të tjerë nuk i besonin lajmit se ai po pensionohet.

Bieber- i cili ka shitur 15 milionë kopje të albumeve dhe pasuria e tij llogaritet të jetë 35 milionë funte sipas revistës “Forbes”- para pak javësh, në intervistë për një radio amerikane tha se po pensionohej. Ndërsa publicisti i tij i tij mohoi këtë duke thënë se ishte shaka, por në ditën e Krishtlindjeve ai në rrjetin social shkroi: “Fansat e mi të dashur, unë edhe zyrtarisht po pensionohem”.

“Bëhuni të mirë, dashuroni njëri-tjetrin, faleni njëri-tjetrin ashtu do t`ju fal Zoti. Jam këtu përgjithmonë”.

Bieber muajin e kaluar është përfshirë në probleme gjatë turneut në Brazil pasi ishte kapur duke shkruar grafite në muret e një hoteli.

No comments :

Post a Comment