Më në fund janë publikuar online fotografitë e para dhe detajet teknike të BMW M3 Sedan dhe M4 Coupe, kurse prezantimi i parë para publikut do të bëhet gjatë muajit të ardhshëm në panairin e veturave në Detroit.Nën kapakë këto vetura kanë të fshehura motorin TwinPower Turbo me 3.0 litra që prodhon 431 KF. Krahasuar me gjeneratën e re të M3, thuhet se afro 25 për qind është më ekologjik dhe është për 80 kilogram më i lehtë.
Falë fuqisë së madhe motorike, të dy veturat arrijnë shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 4.1 sekonda, derisa në ato janë të instaluara transmisionet me shtatë shpejtësi M DCT.Kurse shpejtësia maksimale e kësaj veture është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h. Por ata që kanë xhepat më të thellë, mund të porosisin një me 174 KF shtesë që janë të disponuneshëm në paketën e modelit M. M3 Sedan do të prodhohet në Regensburg derisa M4 Coupe në Mynih.
Burimi: InfoShqip
No comments :
Post a Comment