facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

14 December 2013

Njihuni me shërbimin e ri të mesazheve Instagram Direct


Instagram ka prezantuar opsionin e dërgimit të mesazheve të quajtur Instagram Direct. Deri tani, përdoruesit e Instagram kanë pasur mundësi të publikojnë foto ose video ndaj publikut ose listës së “ndjekësve” dhe çdo komunikim (tekst) realizohej në komentet poshtë fotove.
Instagram Direct prezanton një mënyrë komplet të re komunikimi në këtë shërbim. Përdoruesit mund të shkëmbejnë mesazhe duke krijuar grupe deri në 15 persona bazuar në interesat e përbashkëta midis tyre ose mund të zhvillojnë biseda më intime me partnerët ose miqtë.

Përdoruesit mund të marrin mesazhe me përmbajtje teksti, fotosh dhe videosh nga njerëzit që ata ndjekin megjithatë, çdokush mund t’ju dërgojë atyre mesazhe në formën e kërkesave pezull “pending request”.

Kjo gjë do të përbënte problem në qoftë se sulmuesit që dërgojnë mesazhe të rreme tentojnë të përdorin këtë kanal. Mund të mos jetë një ide shumë e mirë pasi ata përdorues që disponojnë një numër shumë të madh “ndjekësish” në Instagram do të përfundonin duke injoruar seksionin e “mesazheve pezull”.

Përsa i përket dizajnit mund të themi se Instagram Direct është i ngjashëm me Facebook Messenger pasi paraqet profilet e përdoruesve në rrathë të vegjël. Duke qenë se Instagram zotërohet nga Facebook-u mund të themi se midis këtyre dy shërbimeve nuk ka konkurrencë, por Instagram ka dy rivalë të tjerë të fuqishëm: Snapchat dhe Twitter.

Një prej themeluesve dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv i Instagram-it Kevin Systrom është shprehur: “Ajo çka është më e rëndësishme në Instagram ka të bëjë me nevojën për të kujtuar këto momente.” Në Instagram Direct do të jetë e mundur që të aksesohen bisedat e mëparshme në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të rivizitojnë fotot dhe mesazhet e dërguara në të shkuarën.

Vetëm dy ditë më parë Twitter lançoi opsionin e dërgimit të fotove në mesazhet e dërguara në kohë reale, një përpjekje për të tërhequr më tepër përdorues ndaj shërbimit të mesazheve private, por pas debutimit të Instagram Direct me siguri ky opsion nuk do të ketë ndikimin e pritshëm. Instagram ka krijuar edhe një video për të shpjeguar më mirë funksionimin e këtij shërbimi. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment