“Nuk kam vdekur. Jam mirë”. Këto janë fjalët e këngëtares së madhe Vaçe Zela rreth një lajmi të përhapur dje në disa media televizive dhe në rrjete sociale pas informacionit të transmetuar në një media televizive, ku theksohej se personalietti i skenës së muzikës shqiptare ishte ndarë nga jeta.
Nga Zvicra ku jeton prej disa vitesh, Vaçe Zela ka reaguar ndaj lajmit të përhapur si virus në rrjete sociale ku pohohej se këngëtarja ka vdekur si pasojë e një sëmundje të rëndë.
“Jam mirë”, tha shkurt Vaçe Zela nga spitali ku po kurohet. Ndërkohë e bija, Irma dhe i shoqi i këngëtares, Pjetri pohuan për news24se “nuk e dimë nga ka dalë lajmi, e tmerrshme sesi mund të nxjerrin lajme të tilla. Jemi të shokuar”.
Burimi: AlbPress
No comments :
Post a Comment