facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 December 2013

Gjykata gjermane dënoi me 100 mijë euro Flori Mumajesin

Një qind mijë euro është shuma që ka detyrë ta paguajë këngëtari Flori Mumajesi pas dy deklaratave të gabuara të bëra ndaj kompanisë muzikore “Acromax”. Nëse ai vazhdon me akuzat e tij të gabuara ndaj kësaj kompanie muzikore, ai do të jetë i detyruar të paguajë edhe 250 mijë euro të tjera, ose në rast të kundërt të dënohet me burgim.

Ky ka qenë vendimi i marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Landit te Aachenit në Gjermani, pas ankesave që Flori Mumajesi ngriti në lidhje me këngën “Qaj” dhe këngën “I Wanna Bring It Up” kundër Arkiva Shqip.

Ai deklaroi në mënyrë të gabuar kundër kompanisë “Google/You Tube që ato materiale kanë shkelur të drejtat e tij.

Vendimi i sipërpërmendur është marrë nga tre gjyqtarë, të cilët kanë ndjekur këtë çështje, transmeton reporteri.

Gjykata ka marrë si bazë kontratën që Flori ka nënshkruar me kompaninë “Acromax” për dy veprat që ia ka licencuar kompanisë Acromax deri më datë 19.01.2014.

Nga ana tjetër avokatët e Florit nuk e kanë refuzuar marrjen e vendimit dhe kanë argumentuar se nuk do të përfaqësojnë atë për këtë çështje.

Arsyeja mbetet ende për tu sqaruar.

Në lidhje me këtë çështje një debat i madh u publik u zhvillua në rrjetet sociale dhe media të ndryshme prej më shumë se dy javësh.

Kjo lindi si rezultat i mosmarrëveshjeve mes këngëtarit Flori Mumajesi dhe kompanisë së madhe muzikore “Acromax”.

Një javë më parë, ishte këngëtari Mumajesi ai i cili hodhi në gjyq kompaninë “Acromax GmbH” për cenimin e të drejtave autoriale për shfrytëzimin e veprave muzikore të dy këngëtarëve shqiptar, Elvana Gjatës dhe 2po2.

Ndërsa tanimë vjen reagimi i Acromax në lidhje me të gjitha akuzat e këngëtarit.

Burimi: Koha.net

No comments :

Post a Comment