facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 December 2013

Hithra, efektet kuruese të saj

Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve. Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme.

Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra. 

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.

Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.

-Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.

-Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

-Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment