facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 December 2013

Kajro (Egjipt) - mbulohet nga bora pas 112 vjetësh

Një stuhi dimërore, për herë të parë i ka sjellë borë Kajros. Për herë të parë në dhjetëra vite, jo vetëm Egjipti por edhe disa pjesë të tjera të Lindjes së Mesme, janë mbuluar nga dëbora. Agjencia shtetërore e lajmeve “Mena”, theksonte se dy portet mesdhetare pranë qytetit të Aleksandrisë, si dhe dy portet në Detin e Kuq, vazhdojnë të jenë të mbyllur për të tretën ditë me radhë. 

Zyrtarë nga Enti Meteorologjik i Egjiptit thanë se kjo është hera e parë në shumë vite, që rajone të Kajros mbulohen nga bora. 

Një fenomen i tillë është i rrallë në Egjipt, duke habitur qytetarët të cilët e kanë shpalosur atë në rrjetet sociale. Më e fuqishme, stuhia e borës u përjetua në rajonin e luftimeve Alep në Siri, duke detyruar palët që të ulnin armët, pasi temperatura shkoi deri në -8 gradë celsius.

No comments :

Post a Comment