facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 December 2013

David Beckham rrëfen jetën e tij si shtëpiak: Punoj si shofer.

Pavarësisht faktit që është një nga meshkujt më të dëshiruar të të gjithë botës, David Beckham është i lumtur pasi është shndërruar në një burrë “shtëpiak”. Para 7 muajsh, futbollisti i mirënjohur ka dhënë dorëheqjen nga profesioni.
Gjatë Jonathan Ross Show ai ka pohuar se është i lumtur për fëmijët e tij, ndërsa bashkë me bashkëshorten janë duke punuar për të çuar përpara karrierën e saj si stiliste.
Ylli ka treguar se si janë tani ditët e tij si “shtëpiak”, pa pasur aspak turp ta pranojë këtë. “Më pëlqen. Jam me fat sepse kam mundur gjithmonë të çoj në shkollë fëmijët e mi e të përgatis mëngjesin, vetëm se tani po e bëj më shpesh”, ka pranuar David.

Pavarësisht se gjatë karrierës së tij ka pasur një shifër të ardhurash mjaft të mëdha, rreth 16 miloinë stërlina në vit, jeta e Beckham sot është ndryshe. “Mund t’i çoj të tre në shkollat e tyre dhe të lë të voglin Harper në kopsht për disa orë. 

Momentalisht jam duke punuar si shofer pasi kaloj shumë kohë duke ngarë makinën”, është shprehur ai duke qeshur. Në lidhje me suksesin që Victoria, bashkëshortja e tij është duke përjetuar, ai shprehet: “Suksesi i saj është jashtë çdo parashikimi që ne kemi pasur. Punon me përkushtim, por gjithashtu është edhe një nënë e mrekullueshme me fëmijët e saj.

 Fëmijët janë prioriteti ynë, pavarësisht se Vic është shumë e zënë me punë gjatë kësaj kohë”, ka rrëfyer Beckham. Klikoni në galeri për të parë fotot e familjes së famshme.

Burimi: a.s/noa.al/

No comments :

Post a Comment