Personazhet e njohur i përdorin mjaft rrjetet sociale për të qenë në kontakt me fansat e tyre. Por disa prej tyre nuk i preferojnë ato, madje ende nuk kanë adresa në këto rrjete sociale. Një prej tyre është edhe aktorja hollivudiane Keira Knightley.
Ajo ka hapur vetëm një adresë me emër të rremë në Twitter por mund ta mbajë atë vetëm për 12 orë. "U ndjeva si në oborrin e shkollës, ku qëndroja e veçuar nga të tjerët. Mua nuk më pëlqen të marr vesh gjithçka nga jeta e të tjerëve dhe nuk më pëlqen që të tjerët të dinë gjithçka rreth meje", është shprehur aktorja për revistat e huaja.
Gjatë vitit të ardhshëm Keira do të vijë në një prodhim të ri kinematografik me aktorët e njohur Chris Pine dhe Kevin Costner.





No comments :
Post a Comment