facebookgoogle plusrss feedmesazh

04 December 2013

Kopenhagë: Komuna zgjon fëmijët për të shkuar në shkollë!

Punëtorë socialë të një paralagjeje të pasur të Kopenhagës kanë filluar të shkojnë shtëpi më shtëpi e banesë më banesë për t’i zgjuar nxënësit që kanë shumë mungesa në shkollë.Siç njofton AFP, komuna ka filluar me këtë metodë “të rrënjosjes së disiplinës” sepse në shkolla janë bërë të tepërta arsyetimet për mungesa. 

Masa nuk ka marrë përkrahje të përgjithshme pasi shumë kush mendon se Danimarka si tepër ka filluar të përzihet në jetën private të popullatës.

Megjithatë, pas 33 ditësh zbatimi të kësaj mase, 33 për qind e të rriturve nga 7 në 15 vjeç,  kanë filluar të shkojnë rregullisht në shkollë. Rreth 80 për qind e këtyre fëmijëve më herët ka qenë në kontakt me shërbimin special për shkaqe të tjera.

Për disa fëmijë mjafton thirrja telefonike, por në shumicën e rasteve është dashur të shkojnë në shtëpi e të binden se fëmijët janë zgjuar dhe janë përgatitur për shkollë. 

No comments :

Post a Comment