Meshkujt e kanë hundën disa herë më të madhe se femrat, ndërsa arsyeja për këtë është se atyre u nevojitet më shumë oksigjen se femrave.
Shkencëtarët nga Universiteti Iowa në SHBA kanë ardhur në përfundim se shkak për dallimin në madhësinë e hundës është ndërtimi i ndryshëm trupor dhe kërkesat energjetike të organizmit.
Meshkujt kanë masë më të madhe trupore, prandaj u nevojitet më shumë oksigjen për rritjen dhe mbajtjen e muskujve të tyre.
Dallimi fillon që në moshën 11 vjeçare, kur te meshkujt shtohet indi muskulor, kurse te femrat indi yndyror.
Studimet e mëparshme kanë treguar se gjatë pubertetit, 95 për qind e masës trupore që e fitojnë meshkujt shkon në muskuj, ndërkohë që te femrat kjo përqindje është për 10 më e vogël.
Si shembull për hundën e madhe janë marrë holandezët, të cilët njëherësh kanë edhe masë më të madhe muskulore në raport me meshkujt e vendeve tjera.
Burimi: Mjeku.Net
No comments :
Post a Comment