facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

14 December 2013

Ronaldo promovon rrjetin e tij personal shoqëror

Sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo prezantoi të premten një rrjet shoqëror të personalizuar të quajtur “Viva Ronaldo”. 

Në këtë rrjet, të gjithë ndjekësit e tij do të kenë mundësinë që të njohin të gjithë sekretet e portugezit, të flasin midis tyre, të shohin foto dhe madje edhe t’i dërgojnë mesazhe futbollistit.

Si transmeton TCH, ky rrjet i lëshuar në gjuhën angleze është i disponueshëm edhe për telefonat celularë në një version të përshtatur.

Në “Viva Ronaldo” do të zhvillohen edhe konkurse, në të cilat tifozët do të fitojnë fanella të portugezit dhe bileta për ndeshjet e Realit.

”Është një përvojë unike që ne i ofrojmë fansave tanë në të gjithë botën. Është një rrjet në të cilin unë do të marr pjesë në formë aktive”, komentoi portugezi. 

No comments :

Post a Comment