facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

14 December 2013

Sony përgatit filma të rinj me Spiderman

Studiot e prodhimit të filmave nuk ngopen me superheronj. Sony Pictures po përgatit dy filma të rinj me Spiderman (Njeriu Merimangë) dhe dy të tjerë me armiqtë e tij: Venom dhe Sinister Six. 

Sipas ‘Bang Showbiz’, studioja ka nënshkruar kontratë me pesë skenaristë për këto projekte. Alex Kurtzman, Robert Orci dhe Jeff Pinkner do të shkruajnë ‘The Amazing Spider-Man 3’, film që pritet të ketë sërish regjinë e Marc Webb.

Ed Solomon do të shkruajë skenarin e ‘Venom’, ndërsa regjisori i këtij filmi do të jetë Alex Kurtzman.

Ndërsa, Drew Goddard do të jetë skenaristi dhe regjisori i filmit ‘Sinister Six’. Producentët e këtij filmi do të jenë Avi Arad dhe Matt Tolmach.

Njeriu Merimangë është interpretuar deri tani nga Tobey Maguire (3 filma) dhe nga Andrew Garfield (2 filma).

No comments :

Post a Comment