26 December 2013

Udhëtime turistike në Hënë më 2043?

Imagjinojeni kënaqësinë e hapjes se dhuratës se Krishtlindjes në vitin 2043 dhe të zbuloni se i’u është dhuruar një udhëtim rreth Hënës!.
Mund të duket pak sa e pa arritshme tani, por do të mund të behej realitet nëse kompanitë e hapësirës sikur “Virgin Galactic”, realizojnë aspiratat e tyre përgjatë 30 vjetëve të ardhshme.

Richard Branson, së bashku me fëmijët e tij do të fluturojë me anijen kozmike të kompanisë se tij, në fluturimin e parë komercial të kësaj anije në vitin 2014. Mirëpo, drejtori kzekutiv i kësaj kompanie, George Whitsides në një intervistë për CNN, tha se ambiciet e tyre janë më të mëdha se vetëm disa testime me fluturime në hapësirë për klientët e parë.

“Nëse ne mund të bëjmë progres të rëndësishëm në këtë sfidë për qasjen në hapësirë, atëherë mendoj qe kjo i hap dyert për shumë mundësi në të ardhmen”, tha ai.

Më vonë, Whiteside u tha delegateve në Konferencën e Hapësirës në laboratorin e Rutherford Appleton se rreth 650 njerëz tashmë kishin nënshkruar për udhëtim në hapësirë, dhe se përgjatë pak vjetëve të ardhshme, kjo kompani do ta dyfishonte numrin e njerëzve të cilët kanë qenë në hapësirë që nga Yuri Gagarin në vitin 1961 e cila ishte shenjë e fillimit të eksplorimit të hapësirës nga njerëzit.

Blue Origin e organizuar nga themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos thotë qe është duke zhvilluar teknologji për ta mundësuar qasjen e njerëzve në hapësirë.

Burimi: kp

No comments :

Post a Comment