facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

27 December 2013

Ushqimi i shijshëm që i bën mirë shëndetit

Edhe pse janë armiq të betuar të dietave, jo të gjitha llojet e yndyrave janë të dëmshme.

Ka nga ato yndyra që janë veçanërisht të mira dhe që gjenden në lloje të ndryshme peshqish. Tek kafshët yndyrat variojnë shumë sipas llojit të kafshës, mënyrës së rritjes dhe pjesës së përzgjedhur.

Në pjesën më të madhe të rasteve yndyrat shtazore çojnë në rritje të dukshme të yndyrave në gjak, duke rritur kësisoj problemet kardiovaskulare.

Por tek peshqit kjo gjë është e ndryshme, pasi është e provuar shkencërisht që Omega 3 ndihmon në shëndetin e njeriut. Ngrënia e rregullt e peshkut ndihmon në reduktimin e nivelit të kolesterolit Ldl, i njohur ndryshe si kolesteroli i keq, kontribuon në uljen e presionit në arterie si dhe lehtëson qarkullimin e gjakut. Veçanërisht Omega 3 kanë veti të shumta sa i takon aktivitetit të trurit dhe më saktësisht për moshën e tretë.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment