Cody, vëllai i aktorit të vdekur Paul Walker mund të jetë në skenat finale të filmit “Fast and Furious 7″. Sipas mediave britanike, 25-vjeçari është kandidati kryesor që mund të zëvëndësojë vëllain e tij të ndjerë në këtë film. Ai mund të jetë “mashtrimi”, duke luajtur rolin e Paul, i cili humbi jetë në një aksident të tmerrshëm më 1 dhjetor në Los Angeles.
Menjëherë pas vdekjes së aktorit kompania e filmave “Universal” vendosi të pezullojë prodhimin e filmit të famshëm “Fast & Furious 7″. Ndërsa tani, gjithmonë sipas mediave britanike ka qenë pikërisht kjo kompani e cila ka deklaruar se vëllai i Paul-it mund të luajë rolin e tij në film.
Por gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare nga ana e kompanisë.
Burimi: AlbNews
No comments :
Post a Comment