facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

27 December 2013

Vjen modeli i ri Mac Pro

Mac Pro , kompjuteri i tavolinës  më i ri nga gjiganti amerikan  i elektronikës Apple, prej disa ditësh mund të blihet online në AppleStore. I prezantuar paraprakisht  në muajin qershor, produkti i ri Mac Pro, ka një dizajn futurist në formë cilindri, që mund të qëndrojë  edhe mbi tavolinën e punës, duke pasur parasysh që zë një të tetën e volumit të produktit të mëparëshëm, bën të ditur Agjencia italiane e Lajmeve ANSA.
Ky model krahasuar me atë të mëparëshmin operon me procesorët e teknologjisë së fundit Intel Xeon. Nga specialistët mendohet se ky prodhim i ri do të shënojë fillimin e një ere të re për kompaninë Apple.

Në Europë, ky model i ri,versioni i parë i të cilit doli në vitin 2006, arrin në sezonin e festave,si një dhuratë për të gjithë ata që adhurojnë teknologjinë me një çmim prej 3000 Eurosh.

No comments :

Post a Comment