Ylli i famshëm i dha mirëseardhjen në jetë fëmijës së tij të dytë në tetor.Alfonso Ribeiro më në fund na ka prezantuar çunin e tij të mrekullueshëm në një foto familjare.
Alfornso, 42 vjeçar është parë duke e përkundur djalin e tij Alfonso Lincoln Jr afër gruas së tij Angela Unkrich në numrin e fundit të revistës “In Touch “.
Djali im i vogël është i mbushur me fuqi dhe energji.
”Ai po rrotullonte kokën me lehtësi që ditën e parë kur e sollëm në shtëpi nga spitali”, tha Alfonso i cili u bë i famshëm si kushëriri i Will Smithit në serinë televizive “The Fresh Prince Of Bel-Air.
Alfonso i cili ka një vajzë 11 vjeçare të quajtur Sienna nga ish martesa e tij tha se Angela ndihet e bekuar.
” Ai po fle natën mirë dhe është shumë fëmijë i shëndetshëm”, i tha ai revistës.
”Ne ndjehemi shumë të bekuar “.
Çuni i mrekullueshëm ka lindur më 27 tetor dhe ka peshuar rreth tre kilogramë dhe i gjatë 54 centimetra, sipas revistës “US Weekly”.
Çifti që janë martuar në tetor të vitit të kaluar nuk e kanë ditur se çfarë gjinie është foshnja e tyre deri në momentin kur ka lindur.
Në shtator Alfonso i ka thënë revistës “People” se edhe nuk e dinin gjininë dhe donin që të ishte befasi.
No comments :
Post a Comment