facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 January 2014

10 gjëra që nuk duhet të bëni në Facebook

Facebook është rrjeti social më i populluar, ku shumë persona kanë nisur ta shikojnë si një lloj ditari të jetës së tyre.Ka disa persona të cilët abuzojnë nga funksionet e tij dhe nuk arrijnë tyre kufizohen. Kërkojnë me çdo mënyrë që të ekspozojnë jetën e tyre dhe për “të mbajtur veten në formë” nëpërmjet pëlqimeve e komenteve të miqve.

Në fakt, ekzistojnë dhe janë disa gjëra që nuk këshillohen të bëhen në Facebook, për t’i vënë vetes dhe të tjerëve disa limite. Ja cilat janë ato. Të krijosh mesazhe private në grup- Nuk ka gjë më bezdisëse se të kontrollosh çdo sekondë kutinë e mesazheve pasi ajo është pasuruar me një të ri, i cili mund të mos ketë fare interes për ju.

Statuset e reja, azhurnimet- Në fund të fundit, kujt po i intereson se çfarë bëni ju apo ku jeni? Ta ekzagjerosh me tag-et (etiketimet)- Janë me të vërtetë shumë të bezdisura momentet kur të etiketojnë në një foto apo në një vend me disa njerëz bashkë. Nisin komentet dhe njoftimet e pafundme pas çdo pëlqimi apo shkrimi, gjë e cila shkakton bezdi të madhe tek përdoruesit. Shkruajtja në mënyrë enigmatike- Nuk ka fare kuptim. Atë që e dini vetëm ju, nuk kanë si ta kuptojnë të tjerët. Ose bëjini gjërat të kuptueshme, ose mbajini për vete, mos ngjallni interes në mënyrë të kotë.

Funksioni i ri hashtag- Nuk të krijon asnjë lloj emocioni, por më shumë shërben “për t’i ngritur nervat” personit që i është shkruar emri, apo atij që sheh fjalën boshe. Postimet shumë të gjata- Mos bëni romane. Për këtë janë librat. Në Facebook askush nuk lexon shumë gjatë. Të shkruash në vetën e tretë. Çfarë kuptimi ka xhanëm? Ftesat për lojërat- Hanë shumë acaruese se një pjesë e madhe e personave as që i luajnë. Vetëm bëjnë “pis” pamjen e faqes. Shkrimi i orës- nuk i shërben askujt.

Të gjithë mund ta kontrollojnë orën kur të duan. Të shkruash postime historike, pa e pasur idenë për çfarë po flet- Janë të ngjashme me ato shkrimet filozofike që duan të tërheqin vëmendjen, por që në realitet nuk ja keni idenë fare se çfarë janë.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment