Dropbox, kompania e njohur për ruajtjen e të dhënave të përdoruesve tashmë ka siguruar rreth 250 milionë dollarë nga kapitali investues.
Në raundin e dytë të mbledhjes së fondeve, Dropbox edhe pse është kompani 6 vjeçare ka arritur të grumbullojë shuma të mëdha parash për investime nga fonde të mëdha të kapitalit si BlackRock dhe të tjerat.
Vlera tregtare e Dropbox tani është 10 miliardë dollarë, prandaj pritet që gjatë këtij viti të hyjë në berzë, duke u regjistruar si IPO. Vetëm 4 vjet pas themelimit, vlera e Dropbox kishte arritur në 4 miliardë dollarë, dhe numri i përdoruesve të saj ka arritur në 200 milionë.
Viteve të fundit, Dropbox ka regjistruar rritje të rëndësishme të të hyrave, pasi që shërbimet e saj për ruajtjen e të dhënave kanë hasur në kërkesë të jashtëzakonshme.
Burimi: Telegrafi
No comments :
Post a Comment