facebookgoogle plusrss feedmesazh

19 January 2014

Volvo dhe Ford fitojnë çmimet kryesore “EyesOn Design”

Çdo vit në Detroit Auto Show, dizjanet më të mira të makinave shpërblehen me çmimin prestigjioz “EyesOn Design” për prodhimin dhe për koncepte të makinave. 

Këtë vit, 312 gjyqtarët e “EyesOn Design” ndanë tri shpërblime për Konceptin më të Mirë të Makinës, Makina më e Mirë e Prodhuar dhe Përdorimin Inovativ të Ngjyrës, Grafikës dhe Materialeve, transmeton Koha.net.

Në konkurrencë me Mercedes C-Class dhe Ford F-150, ishte Ford Mustang 2015 ai që u shpall Makina më e Mirë e Prodhuar në Detroit Auto-Show këtë vit. Koncepti i Volvo XC Coupe 2014 mori me vete çmimet Makina me Konceptin më të Mirë si dhe atë për Përdorimin Inovativ të Ngjyrës, Grafikës dhe Materialit.

Kritikat nuk munguan, sidomos në rastin e çmimit për përdorim inovativ të ngjyrës, grafikës dhe materialeve për Volvo. 

No comments :

Post a Comment