facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 January 2014

7 fakte interesante për 7 vjetorin e iPhone-it

Ishte data 9 janar 2007 kur Steve Jobs prezantoi për herë të parë iPhone-in para publikut. Që prej asaj date janë hedhur në treg disa modele të ndryshme. Apple ka dërguar për shitje mbi 420 milionë njësi. iPhone shitet aq mirë sa përbën 53% të të ardhurave totale të Apple.

Për të festuar 7 vjetorin e krijimit të iPhone-it, Statiska ka ndërtuar një infografik me 7 fakte interesante lidhur me telefonin tashmë 7 vjeçar.

1. Bazuar në të dhënat e datës 30 shtator 2013, Apple ka shitur mbi 420 milionë iPhone

2. iPhone përbën 53% të të ardhurave të Apple

3. Vetë të ardhurat e sjella nga iPhone (91.3 miliardë $) janë më të mëdha se këto kompani në tërësi: Microsoft (77.9 miliardë $), CocaCola (48 miliardë $), Disney (45 miliardë $)

4. Falë iPhone-it, Apple merr mbi 50% të fitimeve globale të smartfonëve

5. Në vitin 2013, Apple App Store gjeneroi 10 miliardë $ të ardhura

6. Që prej 2008-s, janë bërë mbi 50 miliardë shkarkime në App Store dhe Apple u ka paguar zhvilluesve mbi 15 miliardë $.

7. iPhone 5S është 20% më i lehtë se iPhone i parë, por rreth 40 herë më i fuqishëm.

Burimi: Ilirida.net

No comments :

Post a Comment