facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

14 January 2014

A është martuar Ronaldo me Irina Shayk?

Cristiano Ronaldo ka përhapur spekulimet se ai dhe e dashura e tij Irina Shayk janë martuar në një ceremoni sekrete kur ai iu referua asaj si “gruaja ime” gjatë fjalimit të tij për pranimin e çmimit Topin e Artë.

28-vjeçari ishte i shoqëruar nga modelja ruse, 28, dhe djali i tij trevjeçar Cristiano Junior derisa ai pranoi çmimin për Lojtarin më të mirë të vitit. I gëzuar me çmimin që mori, Ronaldo nuk mund t`i kontrollonte emocionet e tij pasi filloi të qajë para djalit të tij, transmeton Koha.net.

Gjatë fjalimit të tij, Ronaldo ka thënë: “Fillimisht më duhet të falënderoj shokët e mi të klubit dhe të kombëtares. Pa ndihmën e tyre kjo arritje do të ishte e pamundur. Jam shumë i lumtur sepse është e vështirë për ta fituar këtë çmim”.

“Më duhet të falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çmim. Gruan time, shokët e mi, djalin tim. Është një moment i veçantë”.

Ronaldo u nderua me çmimin Topi i Artë pasi shënoi 66 gola në 56 paraqitje për klubin dhe Portugalinë gjatë vitit 2013. Ai këtë çmim për herë të parë e kishte fituar në vitin 2008 sa ishte lojtar i Manchester United.

No comments :

Post a Comment